Maqedonia
Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore
Ai tha se ka ofruar dorëheqje si përgjegjësi morale për ngjarjen tragjike në Tetovë
Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se është dorëhequr nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore.
Ai tha se ka ofruar dorëheqje si përgjegjësi morale për ngjarjen tragjike në Tetovë, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Filipçe tha se tragjedia në Tetovë e ka prekur shumë dhe e ndjen të nevojshme të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
“Tragjedia e fundit në Tetovë më ka prekur shumë, më vjen keq për viktimat, ngushëllime për familjet e tyre. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë dhe s’ka mënyra për kompensim”, tha Filipçe.
Të tjerat dorëheqje
Ndryshe, përveç Filipçes, sot nga pozitat e tyre u larguan edhe zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.
Zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, ka njoftuar se është dorëhequr nga pozita e tij për arsye morale.
Ai thotë se edhe përkundër faktit që nuk ka lidhje me këtë ngjarje, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëjë.
Ndryshe, para tij dorëheqje njoftuan drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, si dhe drejtori ekonomik i po të njëjtit spital, Artan Etemi.
Në një postim në Facebook, Besimi shkruan se për shkak të përgjegjësisë morale, ai jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














