Lajme
Jeta pa virus, vendet që e kanë mposhtur atë
Ani pse shumica e madhe e shteteve të botës janë duke u përballur me virusin korona, ka vende në botë ku ende s’ka arritur e mbase s’mund të hyjë kurrë, përcjell albinfo.ch.
Ka disa shtete në botë – shumica ishuj – ku ende s’përdoren maska, s’ka izolime e as distancë sociale.
Thuhet se Oqeani Paqësor është vendi i shteteve pa COVID. Në ishujt Cook koronavirusi nuk është shfaqur ende.
Në muajt e parë të shpërthimit të pandemisë shkollat ishin mbyllur në Rarotonga, ishullin më të madh aty, dhe distanca sociale ishte kërkuar në hapësirat publike. Pas disa javësh, masat ishin hequr.
Duhet theksuar se ky shtet me vetëm 22 doktorë e dy respiratorë dhe me popullatë prej 17 mijë e 500 persona ka jetuar me frikë se a mund të përballojë një shpërthim të virusit.
Turizmi kontribuon në dy të tretat e të hyrave në këta ishuj. Andaj kur qeveria vendosi të mbyllte kufijtë në mars, goditja ishte e shpejtë.
“Në momentin që mbyllëm kufijtë tanë, u prekën njerëzit në xhep”, ka thënë kryeministri Mark Brown.
Përreth Paqësorit, ruajtja nga virusi ka kërkuar mbylljen e kufijve.
Tonga ka ndalur të gjitha lëvizjet jashtë mbretërisë dhe ka shmangur virusin, siç kanë bërë Kiribati, Niue, Nauru dhe Tuvalu. Edhe ishujt e Tokelaut dhe Pitcairinit janë pa virus.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













