Futboll

Jetmir Krasniqi deri në verë në Rumani

FC Lugano është ekipi zviceran që ka afruar dhe larguar më shumë futbollistë në afatin kalimtar të dimrit.

Mbrojtësi, Jetmir Krasniqi është huazuar deri në fund të sezonit në ekipin rumun të FC Voluntar-it, njofton albinfo.ch.

24-vjeçari Jetmir Krasniqi me ekipin nga Ticino, në Super Ligën e Zvicrës ka zhvillua vetëm tetë ndeshje.

Ekipi i ri i Jetmir Krasniqit ku do të qëndrojë deri më 30 qershor të këtij viti, FC Voluntari garon në Ligën Profesionale të Rumanisë dhe aktualisht e mban vendin e fundit në tabelë.