Lajme

Sot mbahen zgjedhjet në Rumani dhe Spanjë

Qendrat e votimit janë hapur sot në Rumani në një palë zgjedhje presidenciale që mund ta forcojnë pushtetin e partisë në pushtet, Partisë Liberale Kombëtare, duke e mbajtur në pushtet ish-liderin djathtist të partisë dhe përkrahësin e BE-së, Klaus Iohannis.

Sipas rezultatit të sondazheve, presidenti i tanishëm do t’i fitojë rreth 40 për qind të votave, gati dyfish më shumë se rivalët më të mëdhenj, por kjo fitore nuk do të ishte e mjaftueshme për t’u zgjedhur në pozitën e të parit të shtetit që në rundin e parë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu edhe votuesit në Spanjë do të vendosin sot për qeverinë e ardhshme të vendit të tyre. Kjo është hera e katërt që ky shtet shkon në zgjedhje të përgjithshme në po kaq vjet.

Zgjedhjet e kaluara, që u mbajtën në prill të këtij viti, nuk ia bënë të mundur Partisë Socialiste që të formojë koalicion, pasi e fitoi numrin më të madh të ulëseve, por nuk arriti ta fitonte shumicën.

Spanja është përballur me vështirësi për të formuar një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015.