Lajme
Johnson viziton veriun e Anglisë, pas fitores në zgjedhje
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të vizitojë veriun e Anglisë të shtunën, pas festimeve për fitoren e madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit.
Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson, udhëheq bindshëm me 364 deputetë. Kjo do të thotë se Konservatorët kanë dhjetëra deputetë më shumë se shumica e nevojshme prej 326 ligjvënësish për të formuar qeverinë.
Johnson tha se shpreson që fitorja e tij do të mbyllë procesin e Brexit-it dhe do të fillojë rimëkëmbja. Partia Laburiste pësoi rezultatin më të dobët që nga viti 1930, duke siguruar 203 deputetë, ndërsa Partia Kombëtare e Skocisë 48 dhe Liberal-Demokratët 11.
Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, tha se kishte bërë “të pamundurën” për të marrë pushtetin, por këto zgjedhje kanë pasur në fokus të madh procesin e daljes nga blloku evropian, për të cilin ka bërë fushatë të madhe Johnson.
Qytetarët britanikë kanë votuar për Brexit-in në një referendum në vitin 2016, por realizimi i procesit është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve politike në Britani, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar u mbajtën të enjten.
Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se pesë vjet.
Johnson pritet të njoftojë për formimin e qeverisë të hënën, derisa deputetët do të kthehen në ulëset e Parlamentit të enjten, për t’u betuar para mbretëreshës Elizabeta.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













