Muzikë
Jona Rexhepi shpallet Kampione e Austrisë në balet klasik
Balerina e re Jona Rexhepi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur këtë vit kampione e Austrisë në balet klasik, shkruan albinfo.at.
Jona është 9 vjeçare, banon në Wels të Austrisë, ndërsa merret me balet që nga mosha 5 vjeçare dhe me përkushtim, disiplinë dhe dashuri të madhe për artin e vallëzimit ka ndërtuar një rrugëtim të suksesshëm. Pas shumë vitesh stërvitje intensive, ajo arriti të fitojë titullin më të lartë në nivel kombëtar në Austri.
Sukseset e saj nuk u kufizuan vetëm në arenën kombëtare. Në kampionatin botëror të vallëzimit në Poreç, (Kroaci), Jona përfaqësoi me sukses Austrinë dhe me performancën e saj solo arriti të fitojë vendin e tretë, duke u renditur ndër më të mirat në konkurrencën ndërkombëtare, raporton albinfo.at.
Ky rezultat është dëshmi e talentit, punës së palodhur dhe përkushtimit të saj ndaj baletit klasik. Familja, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur janë krenarë për arritjet e Jonës dhe besojnë se ajo do të vazhdojë të korrë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Jona Rexhepi konsiderohet një nga talentet më premtuese të brezit të ri në balet dhe synon të vazhdojë pjesëmarrjen në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet Austrinë dhe komunitetin shqiptarë.

E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?












