Lajme
Jordania lobon për Kosovën
Mbretëria e Jordanisë do të shtrijë ndikimin tek shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Jordanisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me homologun jordanez Nasser Judeh dhe me Ministrin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Jordani, Prof. Dr. Wajih M. Owais.
Ministri i Jashtëm jordanez ka thënë se Mbretëria e Jordanisë do të shtrijë ndikimin tek shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për të avancuar qëndrimet e tyre dhe për të marrë sa më parë një vendim të tillë.
Nasser Judeh është interesuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Jordanisë me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka informuar Ministrin e Jashtëm jordanez, Nasser Judeh, për progresin sistematik që po shënohet në Kosovë.
Dy ministrat janë dakorduar që të punohet një plan i veprimit mes dy shteteve dhe të nënshkruhen disa marrëveshje të bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve tona.
Të mërkurën në Amman, Ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim të frytshëm edhe me Ministrin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Mbretërinë e Jordanisë, Prof. Dr. Wajih M. Owais.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane












