Sport
Jorge Mendes ia ofron Romës transferimin e Cristiano Ronaldos
Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Manchester United vetëm pas një vit qëndrimi në Old Traford.
Sulmuesi portugez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag dhe nuk dëshiron të mbetet edhe për një edicion pjesë e Djajve të Kuq.
37-vjeçari ka pasur një sezon në aspektin personal shumë të mirë ku në 38 ndeshje zyrtare shënoi 24 gola e bëri tre asistime, por pa arritur të fitojë trofe ose ta kualifikoj skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka pasur një bisedë me Jose Mourinhon dhe drejtorin sportiv të Romës, Thiago Pinto.
Mendes ia ka ofruar Romës transferimin e CR7 i cili mund ta ndërpresë me marrëveshje kontratën me Manchester United. Te Roma e duan Ronaldon, por problemi mbetet paga e tij e lartë prej 28 milionë eurove në sezon.
Klubi italian po shikon mundësitë të gjej sponsorë të rinj të cilët do t’i ndihmojnë për pagën e Ronaldos, derisa drejtat e imazhit do t’i takojnë vet portugezit.
Gjithsesi në garë për Ronaldon mbetet edhe gjiganti anglez Chelsea, me pronarin e ri që tanimë ka pasur një takim kokë më kokë me Jorge Mendes.
Ronaldo i është ofruar edhe Bayern Munichut dhe Paris Saint Germainit, por të dyja këto klube kanë refuzuar të nënshkruajnë me të.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













