Sport
Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Marash Kumbullën
Sipas gazetës italiane La Stampa, Hellas Verona ka pranuar ofertën e Juventusit për 20-vjeçarin shqiptar, Marash Kumbulla.
Për mbrojtësin e kombëtares kuqezi kampionët e Italisë do të paguajnë 32 milionë euro me një pjesë të madhe që do të jenë kesh; ndërsa pjesa tjetër e parave do të mbulohet nga disa lojtarë të rinj që do të kalojnë në radhët e Veronas.
Dëshira e Marash Kumbullës ishte të transferohej te Interi, skuadër për të cilën bën tifo që i vogël, por Juventusi ka lëvizur më shpejt duke arritur një akord me klubin e tij Verona.
Para disa muajsh lojtari shqiptar refuzoi ofertën e Napolit; ndërsa para dy vjetëve ai ka refuzuar edhe Juventusin që në atë periudhë e kërkonte për skuadrën e të rinjve.
Për Kumbullan përveç Interit ishin në garë edhe Lazio e Igli Tares, por edhe Borussia e Dortmundit e Manchester United, interesoheshin për kuqeziun.
Marash Kumbulla ka shkëlqyer në këtë sezon me Hellas Veronën duke u kthyer në një titullar te skuadra e drejtuar nga trajneri Juric, teksa është aktivizuar në 18 takime dhe ka shënuar edhe 1 gol, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













