Shkurt.ch
Ka mbytur mbi 30 dele, ujku mund të lejohet për t`u vrarë
Por, ende nuk është vendosur gjithçka. Për të dhënë lejen për vrasje të ujkut duhet njëherë të takohet Komisioni Ndërkantonal
Pasi që deri më tash ka mbytur mbi 30 dele brenda një muaji, një ujk në kantonin Valis mund të lejohet për tu vrarë. “Kuota” prej 30 delesh të mbytura është kufiri i fundit i tolerancës që e jep ligji në këtë kanton sa u përket kafshëve grabitçare të mbrojtura me ligj, siç është ujku.
Por, ende nuk është vendosur gjithçka. Për të dhënë lejen për vrasje të ujkut duhet njëherë të takohet Komisioni Ndërkantonal, ka thënë një përgjegjës i zyrës për gjueti dhe kafshë të egra në Valis. Nevojiten shumë dokumente, veçanërisht që kanë të bëjnë me mbrojtjen e grigjave të deleve në regjionet e prekura etj.
Ekzekutimi i ujkut lejohet në rast se 30 dele të mbytura brenda muajit kanë qenë të mbrojtura në regjionin e caktuar ose që janë vlerësuar si të pambrojtshme. As njëri dhe as rasti tjetër nuk përkon me rastin e ujkut të Valisit, reagon organizata që mbron ujqit “Wolf Schweiz”.
Por pronarët e deleve nga regjioni kundërshtojnë këtë qëndrim. Ujku ka mbytur brenda më pak se një muaji 30 dele dhe 2 dhi, thotë një përfaqësues i këtyre të fundit. Qentë rojtarë të deleve, nuk mund të shfrytëzohen për shkak se në regjionin ku janë kullosat ka shumë shtigje për turistët, ka thënë ai.
Ekzekutimi i fundit, i lejuar i një ujku në Valis është bërë në shtator të vitit të kaluar. Kjo kishte ndodhur pasi që ai në mes të 21 korrikut dhe 24 gushtit kishte mbytur 39 dele. Shoqatat ambientale patën drejtuar kritika atëbotë kundër kësaj vrasjeje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra














