Integrimi
Ka shpëtuar një jetë fëmije, mirënjohje e lartë për Hekuran Krasniqin
Mirënjohjen për shpëtim nga rreziku për jetë atij ia ka ndarë kryebashkiaku Christoph Berger. Ajo ka edhe nënshkrimin e kryeministrit të landit, Winfrid Kretchmann
Hekuran Krasniqi, më 1 shkurt të vitit që po shkon pati dhënë një shembull guximi e vetëmohimi qytetar, duke shpëtuar nga uji i akullt i liqenit një fëmijë trevjeçar të panjohur. Tash, ne prag të festave të fundvitit, shpëtimtari është nderuar me mirënjohje nga kryetrai i komunës, Christoph Berger.
“Kryebashkiaku i komunës Herrischried Christoph Berger pati një detyrë të këndshme në fillim të mbledhjes së fundit për vitin 2014 të Këshillit të Komunës. Ai i ndau Hekuran Krasniqit, 38 vjeçar, mirënjohjen për shpëtim të njeriut nga rreziku për jetë. Mirënjohja i vjen nga Landi Baden-Württemberg dhe ka nënshkrimin e kryeministrit të këtij landi, Winfrid Kretchmann. Kjo mirënjohje është e lidhur edhe me një shumë të vogël financiare, dhuratë e landit dhe e komunës, për shpëtimtarin.
Ja se si ka ndodhur ngjarja e 1 shkurtit 2014, kur nga një turmë e madhe kureshtarësh, vetëm Hekurani pati guximin dhe shkathtësinë që të vepronte.
Mbesa e Hekuranit e kishte ditëlindjen. Ai me motrën, bashkëshortin e saj dhe të gjithë festuesit e ditëlindjes kishin ardhur për tu kënaqur në një ambient me borë. Kur po dilte nga vetura, Hekurani pa grumbullimin e njerëzve të shqetësuar. Aty kishte ardhur edhe një autoambulancë. Me tu afruar, kosovari pa fëmijën mbi ujë. “Liqeni nuk ishte ngrirë tërësisht dhe fëmija po qëndronte mbi një pllakë akulli në mes të liqenit. Askush nuk guxonte të hynte brenda sepse të gjithë po pritnin zjarrfikësit e njoftuar. Unë e shikoja nënën e fëmijës, e cila e shqetësuar po rrinte pranë bregut dhe vazhdimisht thërriste për ndihmë”, rrëfente Krasniqi.
Ai vendos shpejt dhe i merr një palë shkallë të gjata në shtëpizën e teleferikut aty pranë. Njëkohësisht, bashkë me dhëndrrin, organizon disa burra të gjendur pranë për të mbajtur shkallën. Pastaj Hekurani e vendos shkallën nga bregu i liqenit deri te hapësira me akull, ku qëndronte fëmija trevjeçar. “Por problemi ishte se, me peshën e trupit tim unë po e shtypja gjithnjë më shumë pllakën e akullit, sa më shumë që i afrohesha”. Për këtë arsye ai vendos shpejt të hidhet në ujë dhe të kapë fëmijën nga pllaka e akullit duke e sjellë atë në breg.
“Vogëlushin e mbaja me njërën dorë mbi kokën time në mënyrë që të mos lagej ndërsa me dorën tjetër notoja”, tregon 38 vjeçari. Pasi që nëpër ujin e akullt të liqenit, me fëmijën në krahë po ngjitej në breg, atë e shtrëngojnë dy krahë. Ishte nëna e stërlumtur dhe e mocionuar e trevjeçarit, zërin e dridhur të të cilës e ndjente në vesh duke i thënë “të falemnderit”.
Krasniqi kishte ardhur të hënën nga Austria ku ai punon, për të qenë pjesë e aktivitetit të ndarjes së mirënjohjes së lartë, shkruan südkurier.de.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












