Lajme
Kadetët nga Kosova do të diplomojnë para Donald Trump-it
Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që po diplomojnë në akademinë ushtarake West Point, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani ata do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA.
Në këtë ngjarje të diplomimit që është e rëndësisë së madhe, është duke marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili pritet të mbajë një fjalim.
Ndërsa dy të diplomuarit në fjalë, kanë folur për Zërin e Amerikës në prag të diplomimit, përcjell albinfo.ch.
“Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare sepse kur eci në skenë dhe më thirret emri im dhe i Yllit, do të përmendet edhe emri i Kosovës. Kjo më bën të jem edhe më shumë krenare që Presidenti i SHBA-ve do të dëgjojë dhe do të dijë se Kosova ka qenë e suksesshme në West Point”, ka thënë Arelena Shala.
“Ndjehem krenar që kam përfaqësuar vendin tim dhe kam pasur mundësinë që ta jap kontributin tim për ta përforcuar imazhin e vendit tim në një vend si West Point”, ka thënë Yll Dalladaku.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













