Lajme
Kafeja po shndërrohet në luks: Çmimi rritet me 60% që nga gushti
Për konsumatorët, një filxhan kafe po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Që nga muaji gusht 2024, çmimi i kafesë në tregjet ndërkombëtare është rritur me plot 60 për qind, duke e kthyer këtë produkt të përditshëm në një luks të vërtetë për shumë qytetarë.
Të dhënat nga “Trading Economics” tregojnë se periudha midis 5 gushtit të vitit të kaluar dhe 29 prillit 2025 ka shënuar një nga rritjet më të mëdha të çmimit të kafesë në vitet e fundit. Kjo situatë lidhet ngushtë me kushtet e pafavorshme klimatike në vendet prodhuese, kryesisht në Brazil, një nga eksportuesit më të mëdhenj të kafesë në botë, transmeton albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të kompanive globale të industrisë, rritja e çmimeve pritet të vazhdojë. Shpresa e vetme për një stabilizim të tregut qëndron te rendimentet bujqësore të Brazilit dhe Vietnamit, si dhe në një ekuilibër të kërkesës me ofertën.
Ekspertët paralajmërojnë se çmimi i kafesë mund të vijojë të rritet edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, duke vendosur konsumatorët dhe tregun përballë një sfide të re ekonomike.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













