Zhvillim
Kalishtë e Strugës, shkolla e re me paratë e diasporës
20 nxënës të fshatit Kalishtë mësimin e zhvillojnë në xhaminë e fshatit derisa të rinovohet shkolla e tyre e vjetër
Njerëzit nga diaspora që jetojnë në Austri, Gjermani dhe Zvicër, që e kanë prejardhjen nga Kalishta, janë mobilizuar dhe për vetëm dy ditë kanë mbledhur 30.000 euro.
Ata thonë se pas kësaj Kalishta do ta ketë objektin më të mirë shkollor në Strugë.
Arian Rexhepi, i cili punon dhe jeton në Zvicër, thotë se ideja për renovimin e shkollës ka filluar pas një bisede me dy mësimdhënëse dhe me shokët e tij të fshatit. Pasi që ka dërguar fotografi nga shkolla e vjetër përmes internetit, menjëherë janë lajmëruar njerëz që kanë ofruar ndihmë.
„Me dy fotografi që i dërguam, menjëherë të nesërmen filloi renovimi i shkollës dhe filluan të arrijnë paratë. Pra erdhi koha që vetë ne, qytetarët, t’i bëjmë këto gjëra. Gjithë fshati u përfshi, ndërsa kompanitë na ofruan zbritje për materialet“, thotë për Almakos Rexhepi.
Rexhepi u bënë thirrje politikanëve në Maqedoni që më shumë të përqendrohen në këto probleme.
Në renovim marrin pjesë edhe maqedonasit, meqë ky projekt në Kalishtë fiton edhe një dimension tjetër, për bashkëjetesë etnike. Nga premtimet për shkollë të re mbetën vetëm themelet që ishin të vendosur në vitin 2001 nga pushteti i atëhershëm.
Urim Jusufi nga Bashkësia lokale në Kalishtë tha se reagimi i qytetarëve është një goditje për politikanët dhe partitë, pasi që në vend që ata t’i zgjidhin problemet, këtë duhet ta bëjnë vetë qytetarët.
Siç raporton Almakos, në vitin 2001-2002 ishin vendosur themelet e një shkolle të re, ndërsa për 14 vjet themelet qëndrojnë ashtu. Nga politikanët vetëm Zijadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës, ka ndihmuar me 2000 euro që të realizojmë një pjesë të programit, tha Jusufi.
Objekti i vjetër shkollor është i ndërtuar në vitin 1951 dhe prej atëherë asgjë nuk është bërë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim