Lajme

Kalon mbi 10 mijë numri i të infektuarve në Austri, gjysmë milioni të papunë

Numri i personave të infektuar me virusin korona në Austri ka kaluar mbi 10 mijë. Sipas mediave 10.366 persona janë testuar pozitivë me virus. Deri më tash janë realizuar afro 56 mijë testime

Shumica e rasteve të prekur nga ky virus janë nga Tiroli, me 2401 raste, të ndjekur nga Austria e Ultë (1676) dhe Austria e Epërme (1656) raste. Në Vjenë janë regjistruar 1 458 persona të infektuar. Në Steiermark (1085), në Salzburg (949), në Voralberg (666), në Kärnten (288) dhe në Burgenland (187) raste, raporton albinfo.ch.

Numri i të vdekurve në Austri ka mbërritur 145.

Papunësia: Mbi gjysmë milioni të papunë

Pandemia e koronavirusit ka bërë që papunësia në Austri të rritet në një lartësi historike që nga viti 1946.

Shumë njerëz për shkak të korona virusit po humbasin punën dhe janë të varur nga ndihmat financiare. Që nga 16 marsi, kur qeveria dha urdhra për parandalimin  e korona virusit, shumë ndërmarrje është dashur të mbyllen dhe punëtoret të mbesin pa punë.

Të mërkurën (1 prill) AMS ka njoftuar se shifrat aktuale të papunësisë në Austri janë mbi gjysmë milioni, saktësisht 562.522 persona. Sektorët më të prekur nga papunësia janë sektori i turizmit dhe hotelerisë, njofton albinfo.ch.

Maskat mbrojtëse bëhen të detyrueshme

Qeveria austriake ka paralajmëruar masa të rrepta për ditët në vijmë. Nga e mërkura (1prill) për të gjithë blerësit, maskat do të jenë në dispozicion para supermarketeve. Ndërkohë, nga data 6 prill ato do të janë të detyrueshme të barten në secilën dyqan ushqimor. Megjithatë, bëhet e ditur se gjatë ditëve në vijim maskat do të hynë në fuqi edhe në dyqanet e kozmetikës dhe farmacive. Po ashtu flitet se maskat mund të bëhen të detyrueshme për secilën dalje nga shtëpia.

Në Salzburg edhe tri komuna tjera në karantinë

Qeveria e landit të Salzburgut ka vendosur që të dërgojë në karantinë edhe tri komuna të tjera. Përveç komunave: Gasteinertal, Grossartal dhe Flachau, në karantinë nga e marta do të janë edhe Altenmarkt në Pongau, Zell am See dhe Saalbach në Pinzgau.

Lajme të mira nuk vijnë as nga mësimi shkollor. Siç thuhet, për shkak të korona virusit, shkollat dhe fakultetet do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në fund të prillit.