Sporte Luftarake

Kampionati Ballkanik në Sarajevë: Xhudistët e Kosovës marrin pesë medalje

Në Kampionatin Ballkanik të Sarajevës, ekipi i Kosovës në xhudo sot ka garuar në Kampionatin Ballkanik për seniorë.

Federata e Xhudos së Kosovës, ka njoftuar se në ndeshjet e sotme, garuesit kanë arritur dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të.

“Garuesit tonë sot zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive ku arritën rezultate edhe në këtë Kampionat Ballkanik”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Rezultatet e xhudistëve nga Kosova:

Flaka Loxha (-57 kg) e artë;

Dëbora Gjakova (-63 kg) e artë;

Erza Muminoviq (-52 kg) e argjendtë;

Dardan Cena (-73 kg) i argjendtë;

Muhamedin Veseli (-66 kg) i bronztë;

Anes Veseli (-81 kg) vendi i 5-të.

Loris Sharapolli (-81 kg) mbeti pa plasman – fitoi dy ndeshje dhe pësoi dy humbje.

Dion Sharapolli (-73 kg) poashtu mbeti pa plasman – fitoi një ndeshje kurse humb dy të tjera.