Lajme
Kanabisi mjekësor, legalizohet edhe në Zvicër
Një ndryshim në ligjin për lëndët narkotike, i cili u propozua nga Këshilli Federal, u miratua këtë javë gjatë procedurës së konsultimit parlamentar, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Me miratimin e këtij ligji, mjekët zviceranë që nuk mund t`u përshkruanin kanabis pacientëve që vuanin nga dhimbjet e kancerit e sklerozës dhe sëmundjeve të tjera të rënda, do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Të gjitha partitë kryesore të Zvicrës, si dhe Federata Zvicerane e Mjekëve, mbështetën masën.
Deri më tani, vetëm një ilaç që përmban kanabis, një llak në gojë që përdoret për pacientët me sklerozë të shumëfishtë, mund të përshkruhej. Pacientët të cilët kishin nevojë për ilaçe të tjera kanabisi mjekësor duhej të merrnin lejen e veçantë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Vitin e kaluar u lëshuan afro 3,000 autorizime të tilla, përcjell albinfo.ch.
Shoqata zvicerane e kanabisit mjekësor (Medcan) është gjithashtu e kënaqur me këtë zhvillim të ri, duke thënë se njerëzit që kishin nevojë për kanabis për shkaqe mjekësore ishin përballur me një “situatë të pamundur” për dekada.
Qeveria tha që hapi tjetër do të ishte përcaktimi se si kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për këtë ilaç.
Me këtë masë të re, Zvicra bashkohet me vendet e tjera evropiane që aktualisht zhvillojnë programet e tyre kanabis medicinale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













