Lajme
Kanada: I nxehti ekstrem vazhdon të marrë jetë
Brenda 5 ditëve të fundit, në të cilat ka qenë efektive vala e ajrit të nxehtë, janë raportuar të paktën 486 vdekje të papritura
Vdekjet e regjistruara nga i nxehti ekstrem që ka vendosur nën ndikimin e tij rajonet perëndimore të Kanadasë janë trefishuar mbi normalen e rajonit dhe se në 5 ditët e fundit kanë humbur jetën 486 persona.
Kryetarja e Institucionit të Mjekësisë Ligjore British Columbia, Lisa Lapointe, tha se për shkak të valës së ajrit të nxehtë në këto periudha të vitit, në gjithë rajonin janë shënuar raste të vdekjeve me një mesatare 165 vdekje dhe se këtë vit shifra është rritur.
Lapointe informoi se brenda 5 ditëve të fundit në të cilët ka qenë efektive dallga e ajrit të nxehtë, janë raportuar të paktën 486 vdekje të papritura dhe se kjo është tre herë mbi normalen e rajonit.
Ajo bëri të ditur se shifra tregon rritje me 195 për qind në rastet e vdekjeve. Lapointe thekson se për shkak të rritjes së vdekjeve të papritura në disa rajone, ekspertët mjeko-ligjorë janë vonuar në përgjigjen e tyre për thirrjet e kryera./TheGuardian
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident do të varrohen më 27 qershor Më 26 qershor 2026 do t’u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













