Lajme
Kanadë: Shqiptari abuzohet gjatë orarit të punës, fiton shpërblim 300 mijë dollarë

Një punëtor shqiptar në Kanada, Rr.O., është shpërblyer me 300 mijë dollarë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Ontarios, për abuzimin që ka përjetuar në vendin e punës të kompanisë Universal Structural Restorations Ltd (USRL).
Paditësi Rr.O., pretendoi se mbikëqyrësi Ludgero De-Almeida dhe punëdhënësi USRL e abuzuan atë duke e nënshtruar sjelljen poshtëruese, degraduese dhe të turpshme. Ky trajtim përfshinte gjuhë nënçmuese dhe diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e goditi me grusht në ijë përpara kolegëve, duke i shkaktuar përfundimisht humbjen e një testikuli.
“Ai nuk mund të merrte më mënyrën se si po trajtohej dhe ishte i shqetësuar për atë që mund t’i ndodhte më pas. Dinamika ishte përkeqësuar. Ai [Rr.O] ishte goditur me grusht në testikul dhe më pas [në një rast tjetër] ishte lënë në tokë për orë të tëra pasi ra nga një shkallë”, shkruante në vendimin e gjyqtarit Joseph Di Luca.
Në mbështetje të argumentit të tij për abuzim, Rr.O. pretendoi se ishte i detyruar të paguante tarifën e lejes së punës; ka marrë paga në të holla që kanë qenë më të ulëta se shuma për të cilën është rënë dakord; kërkohej të paguante 2 dollarë në orë për orët e punës. Paditësi pretendoi gjithashtu shfrytëzim kur ai bëri punë rinovimi në shtëpinë e mbikëqyrësit pa u paguar.
Gjykata u bind se punonjësi vendosi shumicën e pretendimeve të tij dhe mbajti përgjegjës mbikëqyrësin dhe kompaninë, shkruan Lawtimesnews.
Punëtori, i lindur në Shqipëri, erdhi në Kanada në vitin 2017 dhe u punësua si punëtor në USRL më 2018. Ai vazhdoi të punonte për kompaninë, por u largua në fund të shkurtit 2020.
Rr.O. pretendoi ndërhyrje në aftësinë e tij për të marrë kompensim nga Bordi i Sigurisë dhe Sigurimit në Vendin e Punës, pas një lëndimi në punë pas rënies nga një shkallë.
Paditësi shqiptar dëshmoi në gjyq se dha dorëheqjen, sepse nuk kishte vend për të në kompani.
E-Diaspora
-
Nju Xhersi: Shkenctarja shqiptare vlerësohet nga Shoqëria e Matematikës Industriale Storjet e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Shoqëria për Matematikën...
-
Një grua 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali
-
Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
-
Inxhinierja Bertila Bruka, pjesë e projektit për të rinj STEM
-
Valle e këngë tradicionale shqipe në koncertin artistik në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Ish-ambasadori zviceran në Ukrainë: Zvicra duhet të lejojë rieksportet e armëve Ish-ambasadori zviceran në Ukrainë beson se Zvicra duhet të lejojë rieksportet e armëve në vendin e...
-
Imazhi i bankave zvicerane ka marrë kuptim jo të mirë
-
Cilat kantone në Zvicër nuk preferohen nga të huajt?
-
5 profesionet që mund t’i bësh në Zvicër pa trajnime e përvojë paraprake
-
Kundërshtohet ndërtimi i marinës në Liqenin e Luzern-it