Lajme

Kanadezët bllokohen brenda shtëpive, bora deri në kulme

Disa pamje që vijnë nga Kanadaja tregojnë se si duket kur bora mbulon edhe çatinë

Në njërën anë, Australia është përfshirë nga zjarret apokaliptike, ndërkohë Kanadaja është mbuluar nga bora. Shtëpitë dhe makinat u përmbytën plotësisht dhe mijëra shtëpi ishin pa energji, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se reshje të dendura janë regjistruar në Newfoundland dhe Labrador, ku trashësia e borës shkon deri në 1 metër. Në disa zona trashësia e borës është edhe më e madhe, çka e faktojnë edhe këto foto, ku shihet që qytetaret nuk hapin dot dyert dhe dritaret e kateve të para.

Sipas mediave të huaja, qeveria kanadeze po mendon të angazhojë edhe ushtrinë, pasi të gjitha vendbanimet u paralizuan nga një stuhi bore.

Pas ndërhyrjes se autoriteteve dhe vetë qytetarëve, në zonat e prekura janë krijuar tunele komunikimi, ndërsa makinat në rrugë nuk shihen fare. Fotot flasin vetë.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në kryeqytetin e Newfoundland.

Si pasojë e lartësisë së krijuar të borës, shumë njerëz nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse bora ka bllokuar plotësisht derën e tyre të përparme.

 

Fotografia e Zeri

 

Fotografia e Zeri

 

Fotografia e Zeri

 

Fotografia e Zeri