Lajme

Kancelari gjerman: Shtetet e Ballkanit t’u jepet mundësia që të bëhen anëtare të BE-së

Kancelari gjerman Olaf Scholz para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar aq fort, sa t’u jepet mundësia që të bëhen anëtare të BE-së.

“Çështja më e rëndësishme është që të gjithë bashkë të punojmë bashkë dhe shtete e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e mirë që me të vërtetë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Kanë punuar aq fort, andaj është detyra jonë e përbashkët që të bëjmë që kjo të ndodhë që këto shtete të jenë në BE”, deklaroi Scholz.