Kosova
Kandiq thotë se nuk ka normalizim pa zbardhjen e krimeve të luftës
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka deklaruar se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa zbardhjen e krimeve të luftës.
Në tryezën e organizuar nga ky fond, ku është bërë prezantimi i raportit vjetor për monitorimin e gjykimeve të lidhura me krimet e luftës, ajo i bëri thirrje politikës që në diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duhet të jetë prioritet diskutimi për zbardhjen e krimeve të luftës.
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se prej përfundimit të luftës në Kosovë të dhënat për dënimin e personave përgjegjës për krime lufte nuk janë optimiste dhe se deri më tani ka vetëm pak më shumë se 50 raste, me mbi 100 të akuzuar për krime lufte.
Ndërsa, në vitin 2018, për këtë çështje ka pasur vetëm 2 aktakuza. Nga Ministria e Drejtësisë, Altin Ademi u shpreh se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrje dhe se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë. Sipas tij, me Kodin e Ri të Procedurës Penale, me anë të gjykimit në mungesë, pritet të rritet efikasiteti për krimet e luftës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik













