Shkurt.ch
Kantoni Aargau: Stop mjekëve të huaj!
Këtë hap, demartamenti për shëndetësi dhe punë sociale i Kantonit të Aargaut e arsyeton, veç tjerash edhe me problemin e cilësisë
Në Kantonin Argau në të ardhmen do të ketë një kufizim të mbulimit të shërbimeve të sigurimit të detyruar sëndetësor. Sipas një njoftimi të dhënë nga departamenti për shëndetësi i këtij kantoni, një leje të tillë e merr automatikisht vetëm ai mjek që ka të mbaruar studimet e mjekësisë në Zvicër ose që së paku tri vjet ka qenë i angazhuar si mjek në ndonjë qendër të pranuar kualifikimi në Zvicër, shkruan srf.ch. Ndërkaq, ky kufizim nuk vlen për mjekët e spitaleve por vetëm për ata të ordinancave private.
Këtë hap, demartamenti për shëndetësi dhe punë sociale i Kantonit të Aargaut e arsyeton, veç tjerash edhe me problemin e cilësisë, transmeton albinfo.ch. Në parim, kufizimi i lejeve të punës për mjekët e huaj është i rregulluar në nivel federal. Por kantonet pastaj kanë hapësirë të lirë veprimi sa i përket zbatimit.
Në opinionin zviceran është trajtuar kohëve të fundit problemi i mangësisë në njohjen e gjuhës së vendit të mjekëve që vijnë të punojnë në Zvicër nga jashtë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











