Lajme

Kantoni tjetër zviceran që vaksinon adoleshentët

Kantoni i Vaud-it po shtrin fushatën e vaksinimit tek adoleshentët e lindur më 2004 dhe 2005.

Të gjithë në këtë grupmoshë tani mund të regjistrohen dhe të caktojnë një takim në internet, duke zgjedhur midis opsioneve të tilla, si qendrat e vaksinimit, farmacitë, zyrat mjekësore dhe njësitë e lëvizshme të vaksinimit.

Vaud është kantoni i gjashtë zviceran që hap vaksinimin për të rinjtë nga 16 vjeç, pas Valais, Neuchâtel, Fribourg, Gjenevë dhe Jura, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Fushata e vaksinimit po vazhdon në Zvicër me ritëm mjaft të mirë, duke bërë që të ulen rastet dhe vdekjet.

Deri më tani gati 1.2 milion njerëz në Zvicër – rreth 15 për qind e popullsisë – kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, duke e vendosur Zvicrën në vendin e katërt në Evropë.