Kultura
“Kanuni i Lekë Dukagjinit” gjermanisht dhe “Andorra” e Max Frisch-it, shqip
Dy autorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Luzern CH, paraqesin përkthimet e tyre të fundit
Dy autorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Luzern CH, paraqesin përkthimet e tyre të fundit. .Është fjala për Bardhec Berishüen dhe Mehmet Haxhosajn Në mbrëmjen letarre, promovuese që mbahet më 25 mars në Lucern, bëhet promovimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, përkthyer në gjuhën gjermane dhe romani „Andorra” i shkrimtarit të madh zviceran, Max Frisch, i përkthyer në gjuhën shqipe, bën të ditur për albinfo.ch krijuesi Bardhec Berisha.
Për herë të parë me të drejtën autoriale botohet në gjuhën gjermane nga edicioni Xenia – ky version i të drejtës zakonore shqiptare, „Kanuni i Lekë Dukagjinit“. Përkthimi i Bardhec Berishës duhet të ndihmojë, për të përcaktuar faktet, ku shpesh mbizotërojnë pretendimet.
Kjo vepër legjislative e shqiptarëve, u përcoll me shekuj në mënyrë gojore, dhe, i pari e përmblodhi (kodifikoi) françeskani At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) në fund të shekullit XIX në versionin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” dhe e publikoi pjesë – pjesë . I plotë u botua nga Françeskanët (Gjergj Fishta) në vitin 1933 në Shkodër.
Këtë mbrëmje krahas Kanunit do të prezantohet libri “Andorra” nga Max Frisch, i botuar për herë të parë në gjuhën shqipe (botoi shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë). Për përkthimin me një vlerë shumë të madhe është përgjegjës Mehmet Haxhosaj.
Mbrëmja është projektuar në të dy gjuhët. Pasazhet shoqërohen dhe lexohen nga persona të ndryshëm duke u shoqëruar me muzikë në frymën shqiptare nga Besart Berisha, muzikant, shkruan albinfo.ch. Pablo Haller, redaktor i revistës Kulturmagazin, do të flasë për të dy librat. Ju ftojmë të gjithëve për të njohur një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare.
Si akt mbështetje Jessica Prince (nga Shkolla e lartë e Kamera Arts, Artit dhe Dizajnit në Lucern) do të paraqesë punimin e saj të diplomës për Kosovën.
Promovimi bëhet sonte, e shtunë, 25 Mars 2017, me fillim ora 20 30
Vendi: Pool, Neubad, Bireggstrasse 36 6003 Luzern
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Mars 2017
- Ora20:30
- LokacioniLucern
- Data e përfundimit14 Shkurt 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë Grabitësi i bankave kishte qenë në Kosovë, më pas u kthye vullnetarisht në Austri dhe informoi... -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg -
SHBA
30 medalje për Kosovën në SHBA, nxënësit shkëlqejnë në NEO Science Olympiad -
Gjeniu nga Kosova që ndërton avionë dhe dronë nga materiale të riciklueshme -
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara


















