Jeta në Zvicër
Kaos në komunikacionin hekurudhor në Zvicër
Gjendja stabilizohet sërish mëngjesin e së mërkurës, një defekt i IT shkaktoi disa shqetësime në komunikacionin hekurudhor në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Problemi kishte ndodhur pak para orës 05:00, por në orën 07:00 komunikacioni hekurudhor sërish është stabilizuar, sipas një zëdhënësi të SBB-së, informon Albinfo.ch. Komunikacioni hekurudhor në Zvicër, mëngjesin e së mërkurës ka qenë i kufizuar.
Arsyeja për kaosin e këtij mëngjesi ka qenë një problem në IT! Në ndërkohë, situata është stabilizuar përsëri.
“Paraqitja e informatave në platformë është rikthyer sërish. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin në orët e para të mëngjesit dheju dëshirojmë një udhëtim të mirë”, shkruan SBB, njofton Albinfo.ch. Udhëtarët e përditshëm informojnë se trenat janë duke qarkulluar me kohë. Zëdhënësi i SBB Stefan ëehrle ka deklaruar se ka qenë një problem i IT dhe jo ndonjë problem i energjisë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












