Lajme
Kapen 20 shtetas shqiptarë me dokumente false në Gjermani
Pasi kanë dhënë pëlqimin për largim vullnetar nga Gjermania, ata janë kthyer në Shqipëri me aeroplan në të njëjtën ditë
Pas hetimeve të gjata, policia në Limburg ka kapur një grup 20 njerëzish të cilët po qëndronin ilegalisht në Gjermani, me dokumente të falsifikuara identiteti.
Gjatë kontrollit të katër objekteve të ndryshme në qytetin në Limburg, janë zbuluar rastet e falsifikimit dhe janë arrestuar përkohësisht 20 të dyshuar, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA.
Lajmi mbështetet në atë që kanë deklaruar të hënën përgjegjësit për media të policisë në Wiesbaden, transmeton albinfo.ch.
Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe për shkelje të lidhura me lejen e qëndrimit në Gjermani.
Meqenëse të prekurit kishin dhënë pëlqimin për largim të menjëhershëm dhe vullnetar nga Gjermania, ata janë kthyer në vendin e tyre të prejardhjes, në Shqipëri me aeroplan në të njëjtën ditë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















