Bota

Kapen 745 kilogramë kokainë e fshehur në ananase

Policia në Portugalia dhe Spanjë ka arritur të kapë kokainë të fshehur brenda ananaseve të freskët.

Droga ishte transportuar nga Amerika Jugore, ndërsa sipas policisë ajo peshonte 745 kilogramë, transmeton Albinfo.ch.

Sekuestrimi ishte pjesë e një hetimi që nisi në prillin e vitit të shkuar.

Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe 400 mijë euro në ‘cash’.