Lajme
Ndalohen 8 punëtorë ilegalë shqiptarë
Ata kshin ardhur nga Republika Çeke dhe ishin rrugës për në Belgjikë, ku planifikonin të punonin paligjshëm në sektorin e ndërtimit
Më 9 prill, në orën 10:15 në mëngjes në BAB 4 (autostrada federale numër 4) pranë qytetit Bautzen, pjesëtarët e e Policisë Federale dhe të Landit nga grupi i përbashkët i kërkimit në Bautzen kanë ndaluar tetë shqiptarë që udhëtonin me një VW Sharan drejt Dresdenit, shkruan ots.de.
Burrat midis moshës 22 dhe 45 kishin ardhur nga Republika Çeke dhe ishin rrugës për në Belgjikë, transmeton albinfo.ch. Atje ata planifikonin të zhvillonin një aktivitet të paligjshëm në sektorin e ndërtimit.
Asnjëri prej tyre nuk kishte vizë qëndrimi ose leje pune.
Policia Federale i ka marrë tetë personat në fjalë në paraburgim dhe ka nisur hetimet ndaj tyre. Ata po hetohen për shkelje të Ligjit mbi Lejen e Qëndrimit në Gjermani dhe për angazhimin në punë të paautorizuar (pa leje).
Shoferi që po i transportonte tetë personat duhet të përgjigjet edhe për kontrabandën e të huajve, përcjell albinfo.ch. Qytetarët e kapur shqiptarë u detyruan të paguanin depozitën për dëbim në Republikën Çeke.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













