Integrimi
Kapet kosovari me një sasi të madhe dopingu
Atij i janë gjetur në makinë gjithsej 275 ampula me anabolikë dhe steroidë që kushtojnë rreth 9000 euro
Në autostradën A8 të Austrisë, policia ka kontrolluar një makinë, në të cilën ndodheshin një shtetas kosovar dhe një malazez, që të dy me qëndrim të rregullt në Austri. Në makinë, brenda një çante sportive, policët kanë gjetur një sasi të madhe mjetesh dopingu, gjegjësisht anabolikë dhe asteroide.
Bëhet fjalë gjithsej 275 ampula që kushtojnë rreth 9000 euro, shkruan “salzburg24.at.
Shoferi (kosovari 29 vjeçar) ka pranuar vetëm se fjala është për “preparate plotësuese për sportistë”. Ndërsa policët e kanë konfiskuar çantën me artikuj dopingu dhe e kanë arrestuar kosovarin, i cili ishte duke udhëtuar në drejtim të Munihut, Gjermani.
Ai mund të akuzohet për shkelje të ligjit për lëndët narkotike. Zyra kompetente e doganës në Munih ka nisur hetimet.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











