CH-Ballkani
Kapet kosovari në një aksion të përbashkët gjermanozviceran
Ndaj kosovarit ishte ngritur një fletarrest nga autoritetet gjermane, për një rast shantazhi me grabitje të rëndë në Bochum të Gjermanisë
Një person 36 vjeçar nga Kosova, për të cilin kishte një fletarrest është kapur të hënën pasdite në Weil am Rhein, në urën që bashkon Gjermaninë me Zvicrën, shkruan presseportal.de, Kapja e tij ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Policisë Federale të Gjermanisë dhe rojeve kufitare të Zvicrës. Të dyja këto kishin formuar një ekip të përbashkët veprimi.
Ndaj kosovarit ishte ngritur një fletarrest nga autoritetet gjermane, për një rast shantazhi me grabitje të rëndë në Bochum të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Nga dënimi prej pesë vjet e gjashtë muaj burg, atij i kishin mbetur pa vuajtur edhe 989 ditë.
Ai është dërguar për vuajtje të burgut në Lorrach të Gjermanisë.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











