E-Diaspora

Kapet në flagrancë 22-vjeçari në Solothurn

Të shtunën në mëngjes në Solothurn, punonjësit e një dyqani të shitjes me pakicë kanë kapur një person, i cili është zënë në flagrancë duke vjedhur. Ai është arrestuar për sqarime të mëtutjeshme, përcjell albinfo.ch.

Rasti kishte ndodhur në 6:30 të mëngjesit të së shtunës, shkruan ‘Blick’.

Ai ishte kapur në flagrancë dhe ishte mbajtur deri në ardhjen e policisë së Solothurnit.

Sipas mediave zvicerane, i arrestuari është 22-vjeçari nga Kosova. Policia kantonale e Solothurn ka ndërmarrë hetime të mëtejshme.