Bota

Kapet personi i dyshuar për helmimin e ushqimit foshnjave

Një person ka helmuar ushqimet e konswervuara të foshnjave në Friedrichshafen dhe për të bashkëpunuar në evitimin e këtij helmimit, ka kërkuar miliona euro

Policia gjermane ka kapur në Konstanz (qytet në kufi me Zvicrën) një person i cili përngjan shumë me përshkrimin e personit në kërkim për shantazhimin që po e bën duke kërcënuar me helmim të ushqimit për foshnja. Ai është një person i moshës 55 vjeçare. Indikacionet se bëhet fjalë pikërisht për të, duket se janë vërtetuar, shkruan srf.ch.

Hetuesit në kuadër të komisionit special, në bazë të indicieve të dhëna nga popullata lokale janë orientuar në drejtim të qarkut Tübingen, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Siç është raportuar ditëve të fundit në media, një person ka helmuar ushqimet e konswervuara të foshnjave në Friedrichshafen dhe për të bashkëpunuar në evitimin e këtij helmimit, ka kërkuar miliona euro, transmeton albinfo.ch. Ai ka kërcënuar se në rast se nuk i paguhet shuma e kërkuar, do të helmojë ushqimet në gjithë Gjermaninë.

Pas bërjes të ditur të kërcënimit të tij, janë gjetur pesë shishe me ushqim foshnjash, të helmuar me glykol etilen.