Kosova
Kaq është mosha mesatare e të martuarve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2018”
Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.
Sipas ASK-së, në vitin 2018, janë grumbulluar gjithsej 18.332 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3.
“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16.871 çifte-bashkëshortore. Nga gjinia femërore, me përkatësi etnike shqiptare janë 94.0 për qind, kurse 95.8 për qind janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare. Femra me përkatësi etnike serbe janë 1.1 për qind dhe meshkuj 1.1 për qind; femra të përkatësisë etnike turke janë 0.4 për qind, kurse meshkuj janë 0.5 për qind; femra me përkatësi etnike boshnjake janë 1.1 për qind, kurse meshkuj janë 1.0 për qind; femra me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë 1.2 për qind, kurse meshkuj janë 1.3 për qind; femra me përkatësi tjetër etnike janë 2.3 për qind, kurse meshkuj 0.4 për qind”, thuhet në komunikatën e ASK-së, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj komunikate, mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.
“Në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5.398, ose 32.0 për qind, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5.341, ose 31.7 për qind. Më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, 1.589 raste, ose 8.7 për qind, pastaj vjen Prishtina me 1.285 kurorëzime, ose 7.0 për qind, ndërsa në Ferizaj ishin 1.067 kurorëzime, ose 5.8 për qind etj”, është thënë në komunikatën e ASK-së, duke u shtuar se sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme.
Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10.602, ose 62.8 për qind, kurse e meshkujve ishte 11.701, ose 69.4 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












