Kosova

Kaq qytetarë të Kosovës janë vaksinuar deri më tani

Mësohet se që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Sipas raportit të së enjtes të Ministrisë së Shëndetësisë, 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë që bazuar në periudhën e raportimit në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.