Bota
“Karantina” në Itali, cilat janë masat dhe kush rrezikon burgun
Sipas dekretit, masat drastike përfshijnë mbylljen e shkollave, resorteve si dhe mbajtjen e eventeve publike dhe private
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka firmosur dekretin që përmban masa emergjente për miliona njerëz në veri të vendit për shkak të coronavirusit.
Dekreti i firmosur këtë të diel ndalon udhëtimet për Lombardinë dhe 15 provinca të tjera, përfshirën Milanon, Venecian, kjo do të thotë që në karantinë do të mbesin 16 milionë njerëz deri më 3 prill.
Këto janë masat më drastike që janë marrë deri tani në Itali për parandalimin e përhapjes së virusit, transmeton Monitor.
“Për Lombardinë dhe provincat e tjera në veri do të ketë ndalim të lëvizjeve për këdo, për të dalë dhe hyrë në këto territore, por edhe lëvizje brenda vetë këtij territori”, u shpreh kryeministri italian, përcjell albinfo.ch.
Sipas dekretit, masat drastike përfshijnë mbylljen e shkollave, resorteve si dhe mbajtjen e eventeve publike dhe private. Për ata që do të thyejnë këto rregulla, mund të ketë dënim me 3 muaj burg. Dekreti, i cili hyri në fuqi këtë të dielë, parashikon që të gjitha muzetë, qendrat kulturore, kinematë, teatrot, pubet dhe klubet e natës do të mbyllen. Kafenetë dhe restorantet do të lejohen të qëndrojnë të hapur për sa kohë që mund të garantohet distanca një metër midis klientëve.
Numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 5883 raste, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 233 persona. Italia është tashmë në një emergjencë kombëtare dhe sipas Conte, qeveria po vijon të përforcojë masat.
Dekreti i firmosur ka shkaktuar konfuzion për mënyrën se si masat do të zbatohen në praktikë. Autoriteti i Aviacionit Civil Italian ENAC tha të dielën se të gjitha aeroportet, përfshirë ato brenda zonave të prekura, mbetën të hapura dhe funksionuese.
Fluturimet për në zonën e prekur kanë vazhduar të funksionojnë dhe trenat kanë vijuar punën. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë kuptimi kanë masat e urgjencës për turistët dhe vizitorët e tjerë tashmë në Itali, apo edhe ata që planifikojnë të udhëtojnë drejt saj.
Easyjet tha në faqen e saj zyrtare se operacionet e saj në dhe nga aeroportet në zonat e prekura do të vijojnë dhe se linja ajrore do të funksionojë sipas orarit normal.
Njoftimi ka shkaktuar kaos dhe konfuzion edhe në qytetin verior italian të Padovas, në rajonin e Venetos. Baret dhe resorantet janë zbrazur shpejt, ndërsa njerëzit kanë nxituar të larohen me trena nga Padova.
E-Diaspora
-
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin Artisti kosovar prezanton ekspozitën e tij më të madhe dhe më komplekse deri më sot, ndërsa... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit














