Lajme
Kardinalët mblidhen për zgjedhjen e Papës së ri
Në një atmosferë solemniteti dhe pritjeje të thellë shpirtërore, Kolegji i Kardinalëve është mbledhur sot në Vatikan për të nisur procesin historik të zgjedhjes së papës së 267-të të Kishës Katolike, pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill, në Ditën e Pashkëve, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Lutjet e mëngjesit nisën në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku kambanat kumbuan dhe besimtarë të shumtë u mblodhën në sheshin përpara kishës për të ndjekur nga afër këtë moment historik. Kardinalët, 133 në total, do të marrin pjesë në konklavën papnore, e cila mbahet në Kapelën Sistine, ku votimi zhvillohet me procedurë të fshehtë.
Procesi nisi me Meshën e Shenjtë për Zgjedhjen e Papës (“Pro Eligendo Romano Pontefice”) në orën 10:00 të mëngjesit, për të vijuar me lutjen e Litanisë së Shenjtorëve në Kapelën Pauline dhe më pas izolimin në Kapelën Sistine, ku ata do të qëndrojnë derisa të zgjedhin udhëheqësin e ri të Kishës, transmeton albinfo.ch.
Kjo konklavë është historike jo vetëm për shkak të rrethanave, por edhe për përbërjen e saj. Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike, më pak se gjysma e zgjedhësve janë evropianë. Papa Françesku, i pari papë latino-amerikan, emëroi rreth 80% të kardinalëve që votojnë sot, duke sjellë një shumëllojshmëri të paparë gjeografike dhe racore në Kolegjin e Kardinalëve. Italia ka numrin më të madh të përfaqësuesve (17), e ndjekur nga SHBA (10) dhe Brazili (7), por Françesku shtoi emërime të reja nga më shumë se 70 vende, përfshirë rajone të nënpërfaqësuara më parë në Afrikë dhe Azi.
Pas betimit për përmbushjen e misionit të Shën Pjetrit i njohur si “Munus Petrinium” dhe pas largimit të personelit jo-votues nga Kapela Sistine me shpalljen e fjalëve latine “extra omnes”, kardinalët nisin diskutimet dhe votimin. Predikuesi Emeritus i Familjes Papale, Kardinali Raniero Cantalamessa, mbajti një meditim të fundit përpara fillimit të raundit të parë të votimit.
Rezultatet e votimit bëhen të ditura përmes një simboli të lashtë: tymi që ngrihet nga një oxhak i posaçëm i Kapelës Sistine. Tymi i zi tregon se nuk është arritur ende një konsensus për papën e ri, ndërsa tymi i bardhë sinjalizon se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e saj të ardhshëm.
Votimet do të vijojnë me katër raunde në ditë dy në mëngjes dhe dy në mbrëmje derisa njëri prej kardinalëve të sigurojë dy të tretat e votave dhe të shpallet papa i ri, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













