Maqedonia
Kardiologu Xhemali refuzon postin e këshilltarit në Ministrinë e Shëndetësisë
Ai, me anë të një deklarate me shkrim është distancuar, duke shpjeguar se për shkak të jetës profesionale dhe private, nuk ka kohë të mjaftueshme për të kryer këtë punë shtesë
Omer Xhemali, kardiolog i njohur i cili punon në Zvicër ka kërkuar që të hiqet nga lista e këshilltarëve nacionalë të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoni, ku ai u emërua në fund të muajit të kaluar pa e informuar fare.
Ai thotë se për këtë funksion ka mësuar aksidentalisht nga mediat.
Xhemali, me anë të një deklarate me shkrim është distancuar, duke shpjeguar se për shkak të jetës profesionale dhe private, nuk ka kohë të mjaftueshme për të kryer këtë punë shtesë.
“Unë falënderoj Ministrinë e shëndetësisë për konsideratën që ka pasur ndaj meje që të më emërojë në këtë pozitë dhe per përkrahjen e deritashme. Por, angazhimi im në profesion dhe në jetën akademike dhe private, nuk ma mundëson edhe një angazhim shtesë. Prandaj dua publikisht të distancohem nga ky vendim që ka marrë Ministria e Shëndetësisë, dhe me mirëkuptim, kërkoj largimin e emrit tim nga lista e këshilltarëve nacionalë në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e kardiologut, përcjell albinfo.ch.
“Unë, Prof. Dr. Omer Xhemali, ashtu sikurse edhe deri më tani, do ta vazhdoj angazhimin tim profesional në Maqedoni, duke ndihmuar përmes profesionit tim human dhe duke qenë në gjendje gatishmërie sa herë që të kërkohet nga unë të ushtroj profesionin tim, apo të ndihmoj Republikën e Maqedonisë në përgatitjen e kuadrove të reja, për sfidat që i presin në mjekësinë (kardiokirurgjinë) moderne”, deklaron ai.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën