Lajme
Karolina e Veriut dhe e Jugut, në rrezik nga uragani Ian
Uragani Ian, i cili ka arritur të forcohet sërish, i është drejtuar tashmë Karolinës së Jugut dhe qytetit historik të tij 350-vjeçar, Çarlston.
Ekspertët parashikojnë stuhi e përmbytje pas dëmeve katastrofike që shkaktoi stuhia e fuqishme në Florida, duke bllokuar me mijëra njerëz brenda shtëpive të përmbytura.
Autoritetet kanë dhënë alarmin për të gjithë bregun e Karolinës së Jugut dhe atë të Veriut. Rradhë të gjata makinash u panë të enjten tek largoheshin nga Çarlestoni dhe të premten ai u gdhi kryesisht bosh, i goditur nga erëra të fuqishme e reshje shiu.
Shpejtësia mesatare e erërave sot llogaritet në rreth 140 kilometra në orë. Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi për një “stuhi kërcënuese për jetën” përgjatë zonës bregdetare të Karolinës së Jugut dhe të Veriut.
Në Florida, grupet e shpëtimit po vijojnë me përpjekjet për të shpëtuar banorët e bllokuar nga përmbytjet.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, tha se të enjten ishin shpëtuar të paktën 700 vetë, kryesisht nga ajri. Në operacione u përfshi Roja Bregdetare, Garda Kombëtare dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Uragani Ian goditi bregun e Gjirit të Floridës të mërkurën, si një stuhi e fuqishme e kategorisë 4, një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë SHBA-në me një shpejtësi mesatare të erës prej 241 kilometrash në orë. Ai përmbyti shtëpi në të dy brigjet e shtetit dhe la pa energji elektrike 2.6 milionë shtëpi e biznese, që përbëjnë një të katërtën e klientëve në këtë shtet.
Të paktën gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur në Florida.
Sipas një studimi të përgatitur menjëherë pasi stuhia goditi tokën, ndryshimet klimatike kanë bërë që uragani të sjellë me vete të paktën 10% më shumë shi./voa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët











