Lajme
Vetizolohet Kate Middleton, pas kontaktit me një person të infektuar me covid-19
Pallati mbretëror në Britaninë e Madhe ka njoftuar të hënën se Dukesha e Cambridgit, Kate Middleton, është vënë në vetizolim, pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Middleton pritej të merrte pjesë të hënën në disa ceremoni me bashkëshortin e saj, princin William, për shënimin e 73-vjetorit të Shërbimeve Kombëtare të Shëndetësisë. Por, zyra për media e çiftit në Kensington Palace ka njoftuar se Dukesha është vetizoluar në shtëpinë e saj, pasi që javën e kaluar ka qenë në kontakt me një person që ndërkohë ka rezultuar pozitiv në test.
Sipas rregullave, aktualisht në fuqi në Britani, kontaktet e rasteve të konfirmuara me koronavirus duhet të karantinohen në shtëpi për dhjetë ditë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














