Lajme
Katër policë të Lozanës pezullohen pas mesazheve raciste, antisemitike dhe seksiste
Komuna e Lozanës njoftoi të hënën se më 15 gusht ishte vënë në dijeni të mesazheve dhe fotove me përmbajtje raciste, antisemitike, seksiste ose diskriminuese, të shpërndara nga policë dhe ish-policë. Katër prej tyre janë pezulluar menjëherë nga detyra.
Mesazhet ishin dërguar nga Prokuroria tek Komandanti i Policisë, në kuadër të hetimit mbi një ish-polic bashkiak që ishte fotografuar me gishtin e madh lart pranë një grafiti kushtuar Mike Ben Peter, rast i bërë publik në vitin 2023 nga programi i RTS “Mise au point”, sqaron Komuna.
Sipas njoftimit, mesazhet vinin nga dy grupe private në WhatsApp, anëtarët e të cilave ishin aktualë ose ish-anëtarë të Policisë së Lozanës. Një grup kishte 6 anëtarë, tjetri 48. Në disa raste, mesazhet dhe fotot përmbanin elemente raciste, antisemitike, seksiste apo diskriminuese.
“Komuna e tronditur dhe e skandalizuar”
“Komuna është thellësisht e tronditur dhe e skandalizuar nga këto mesazhe që dëmtojnë besueshmërinë e policisë në tërësi, si edhe marrëdhënien e besimit mes qytetarëve dhe policisë, e cila duhet të mbështetet mbi sigurinë se autoriteti trajton të gjithë në mënyrë të paanshme dhe me respekt për të drejtat e njeriut”, theksohet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Është miratuar një plan veprimi që parashikon: sanksione ndaj autorëve të identifikuar, masa shtesë hetimore dhe një reformë të thellë të kulturës së punës brenda policisë bashkiake.
Pezullime të menjëhershme
Komuna ka marrë “masa parandaluese të menjëhershme kundër personave të identifikuar”. Janë lëshuar katër urdhra pezullimi dhe, sipas zhvillimit të ngjarjeve, mund të merren masa të tjera të ngjashme.
Për të ndihmuar në procesin e reformës, Komuna ka kërkuar mbështetjen e André Duvillard, ish-delegat i rrjetit kombëtar të sigurisë dhe ish-komandant i policisë kantonale të Neuchâtel-it.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











