Shkurt.ch
Katër shqiptarë/e arrestohen për punë dhe qëndrim ilegal në Zvicër
Në njërin nga lokalet e kontrolluara, janë arrestuar dy gra, shtetase të Shqipërisë, për të cilat dyshohet se po punonin pa lejen përkatëse të punës
Në natën e të mërkurës që shkoi, policia ka kontrolluar në Wil (St. Gallen) dy lokale hoteliere, me ç`rast ka arrestuar tri gra dhe një burrë. Kontrollimet janë realizuar mbi bazë të njoftimeve që policia ka pasur paraprakisht, shkruan tagblatt.ch.
Në njërën nga lokalet e kontrolluara, janë arrestuar dy gra, shtetase të Shqipërisë, për të cilat dyshohet se po punonin pa lejen përkatëse të punës, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq në një lokal tjetër hotelier, policia ka arrestuar një shtetas 44 vjeçar të Kosovës dhe një tjetër, 22 vjeçar, të Maqedonisë, për qëndrim ilegal në Zvicër.
Prokuroria Publike e St. Gallenit ka iniciuar procedurë penale ndaj të katërve.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë "Falë partneriteteve të forta The HALO Trust dhe punës së përkushtuar në terren, është bërë progres... -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut











