Koronavirusi: çast pas çasti
KE: Aprovohet fondi prej 500 miliardë eurosh ndihma bizneseve
Bruksel, 8 korrik – Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.
Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde, përcjell albinfo.ch.
Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës, tha se ”fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme për të kufizuar shtrembërimet e konkurrencës”.
“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha ajo/DPA
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë












