Lajme
KE ndau 25 milionë euro për Pallatin e Drejtësisë
Pallati i Drejtësisë është një parakusht për funksionim më të mirë të sistemit ligjor në Kosovë dhe përfaqëson identitetin e këtij sistemi
Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 25 milionë euro për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Kosovës. Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar dy kontrata pune lidhur me ndërtimin e kompleksin të drejtësisë, i cil do të ndërtohet në lagjen Prishtina e Re, tre kilometra larg Prishtinës.
Kjartan Bjornson, shef i Operacioneve në Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, ka thënë se projekti i financuar nga KE, ka për qëllim që të vë nën të njëjtën çati të gjitha institucionet e drejtësisë.
“KE ka premtuar mbi 25 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Infrastruktura e re do të lejojë që institucionet kryesore të drejtësisë, duke përfshirë edhe ato që janë të shpërndara në të gjithë Prishtinën, të vendosen nën të njëjtën çati. Kjo do të përmirësojë sundimin e ligjit në aspektin cilësor dhe sasior, dhe në këtë mënyrë do të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtësisë. KE ka kënaqësinë të ndihmojë në përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, ka thënë Bjornson.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se, përveç ligjeve e gjykatësve të mirë, për një sundim ligji duhet edhe ambienti.
“Në këtë drejtim, Pallati i Drejtësisë është një parakusht për funksionim më të mirë të sistemit ligjor në Kosovë dhe përfaqëson identitetin dhe krenarinë e këtij sistemi, për këtë ne i jemi mirënjohës KE-së dhe presim të realizohen gjykime të drejta dhe do të ndërtohet një sistem i standardeve evropian, përmes së cilit kredibiliteti i ligjit dhe drejtësisë do të rritet”, ka thënë Kuçi.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












