Kosova
KEK-u shpërblen punëtorët me nga 200 euro shtesë
Të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetikë të Kosovë (KEK) do të kenë në llogarit e tyre bankare nga 200 euro më shumë se pagat e rregullta.
Ky shpërblim i është ndarë në emër të performancës se mirë që rezulton me 23 milionë euro profit vjetor, duke shënuar një rritje rekord për 30 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Vendimi për këtë bonus është marrë sot në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, ka thënë që ndjehet i lumtur për rezultatet e arritura.
“Kemi performancë të jashtëzakonshme në të gjithë sektorët. Kemi tejkaluar të gjitha parashikimet, pavarësisht se ky vit ka qenë shumë me sfidues duke marrë parasysh problemet që kemi pasur në fillim të vitit me mungesën e thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve. Por, falë angazhimit maksimal të të gjithë punëtorëve, kemi një profit prej 23 milionë euro që shënon rritje rekord për 30 % me shumë sesa vitin paraprak”, ka thënë Thaçi.
Ai ka treguar se pavarësisht këtyre rezultateve, KEK-u nuk ka bërë asnjë investim në organizimin e festave të fundvitit, madje as nuk ka shpenzuar në dhurata dhe gjëra të tjera.
“Gjatë gjithë kohës kemi qenë shumë të kujdesshëm në shpenzime. Kemi zvogëluar në minimum shpenzimet operative, të cilat nuk lidhen me prodhim dhe siguri në punë. Në rastin e organizimeve festive ndoshta nuk është në pyetje shpenzimi, por kemi qenë krejtësisht të përkushtuar në punë dhe nuk kemi menduat për organizime festive, pavarësisht së punëtorët e KEK-ut meritojnë ndoshta me shumë se secili sektor tjetër”, ka shtuar Thaçi, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











