Lajme
Keller-Sutter: Pranimi i iniciativës së SVP-së, më i keq se Brexit-i
"Ekonomia është dëmtuar mjaft nga kriza e koronavirusit, prandaj nuk ka nevojë që situata të përkeqësohej më tej, duke pranuar nismën e kufizimit".
Këshilltarja Federale, e cila mbulon Ministrinë e Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter, të ashtuquajturën “iniciativë e kufizimit” të numrit të të huajve nga BE, të iniciuar nga SVP, nuk e konsideron si mjet të përshtatshëm për të kontrolluar imigracionin.
“Një PO për iniciativën është edhe më e keqe se Brexit-i”, ka thënë ajo sot për gazetën SonntagsZeitung.
Në rastin kur një (ish) anëtar i BE-së, si Britania e Madhe, donte të largohej nga BE-ja, të dy palët do të duhej të negocionin kushtet e daljes.
Në marrëveshjet bilaterale midis Zvicrës dhe BE-së, megjithatë, asgjë nuk mund të krahasohet, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch. “BE nuk është e detyruar të flasë me ne lidhur me këtë”, ka sqaruar ministrja nga FDP.
Më tutje, Keller-Sutter ka shtuar se një Jo për iniciativën nuk do të thotë Po sa i përket marrëveshjes kornizë të BE-së. Janë ende të nevojshme korrigjime në këtë pikë, ka theksuar ajo.
“Jam e sigurt se një marrëveshje nuk mund të lidhet nëse nuk mund t’i sqarojmë çështjet e hapura për të fituar pajtimin e partnerëve socialë dhe kantoneve”, ka thënë më tutje Keller-Sutter, përcjell albinfo.ch.
Këshilltarja Federale ka paralajmëruar më tutje se ekonomia është dëmtuar mjaft nga kriza e koronavirusit, prandaj nuk ka nevojë që situata të përkeqësohej më tej, duke pranuar nismën e kufizimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














