Lajme
Gjermani: Ndahet nga jeta mjeku dhe humanisti shqiptar, Dr. Beqir Brahimi
Në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë, ai ishte kthyer në atdheun e tij për të luftuar dhe për të ndihmuar të plagosurit e luftës, shkruan gazeta gjermane
Të hënën, më 24 maj, pas një sëmundje të gjatë ka vdekur në Spitalin Universitar në Aachen, internisti dhe diabetologu, Dr. Beqir Brahimi, i cili vlerësohej shumë nga kolegët dhe pacientët e tij. Këtë njoftim e jep sot gazeta gjermane Rheinische Post (rp-online.de).
Në një njoftim mortor të publikuar në gazetat ditore, 30 mjekë të qytetit Kempen i kanë dhënë lamtumirën mjekut të shquar, transmeton albinfo.ch.
Beqir Brahimi është i lindur në Kosovë më 10 nëntor të vitit 1962. Ai gjithmonë ka qenë i apasionuar pas lirisë së vendit të tij. Në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë, ai ishte kthyer në atdheun e tij për të luftuar dhe për të ndihmuar të plagosurit e luftës, shkruan më tutje gazeta gjermane.
Si i ri 22 vjeç, ai kishte emiguar në Gjermani, në vitin 1984. Atje kishte mësuar gjuhën gjermane në kurse intensive. Pastaj ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Dyseldorf.
Shumë i talentuar dhe me ngrohtësi njerëzore, ai i ka bërë për vete njerëzit, me mirësinë, gatishmërinë për ndihme dhe aftësinë e tij profesionale.
Nga viti 1997 deri në vitin 2000 Brahimi ka punuar si ndihmësmjek në departamentin e brendshëm të Spitalit St. Tönis, transmeton albinfo.ch. Në Spitalin e Kempenit (Spitali i Shpirtit të Shenjtë) ai është specializuar më tutje në mjekësi të brendshme dhe diabetologji.
Që nga viti 2017 ai ka funksionuar edhe si moderator i “Qarkut të Cilësisë Diabetologjike” në Kempen. Në këtë qark ai ishte së fundmi kryesues, për trajnimin e mëtejshëm të kolegëve të tij mjekësorë në fushën e diabetologjisë.
Beqir Brahimi ka lënë pas gruan e tij, Helga dhe dy djemtë: Cedric (20) dhe Lucas (15).
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













