Integrimi
Këngëtari skocez Zvicrën e identifikon me Shaqirin dhe Xhakën
Festivali "Croc'the Rock" do të hapet të enjten, 25 tetor 2018. "Alligator", një bend i ri skocez, do të japë një nga premierat e tij të para në Zvicër, informon Albinfo.ch.
Që nga fillimi i tij, ngjarja ka qenë gjithmonë e fokusuar në zbulimin e muzikës, jo domosdoshmërisht e njohur për publikun e gjerë. Kjo nuk e pengon Croc’the Rock që për çdo vit të tërheqë mijëra njerëz në Gros-de-Vaud. Botimi i vitit 2018 nuk përbën përjashtim nga rregulli dhe madje përforcon singularitetin e tij.
Në një intervistë për “20 Minutes” këngëtari i saj James McDonald, 26-vjeçar ka rrëfyer për themelimin dhe sukseset e grupit, transmeton Albinfo.ch. Në pyetjen se çfarë di diçka për Zvicrën, ai është përgjigjur: “Asgjë përveç Shaqirit, ai është i madh me Liverpulin dhe futbollistin Granit Xhaka. Jam interesuar shumë më për së afërmi për historinë e shqiponjës dykrenare, që nga Kupa e Botës. Nuk më kishte shkuar ndërmend se kjo shenjë do të bënte kaq zhurmë në vendin tuaj”, ka përfunduar ndër të tjera këngëtari skocez.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit