Maqedonia
Kërcënimet bullgare rrezikojnë Marrëveshjen
Analistët vendor vlerësojnë se qortimi i fuqishëm nga pala bullgare ndaj kryeministrit Zaev, i cili javën e kaluar deklaroi se me Marrëveshjen e Prespës konfirmohet ekzistimi i gjuhës maqedonase, është vetëm politikë ditore për përdorim të brendshëm në Bullgari.
Kërcënimi për bllokim të mundshëm të proceseve drejt BE-së dhe NATO-s, për profesorin universitar, Nano Ruzhin është vetëm episodike, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Në mënyrë episodike, deklaratat e këtilla mund të pengojnë, të frenojnë disa procese, të mobilizojnë opinionin dhe mediat, por është e rëndësishme që vendet vendosën firmat e tyre në Marrëveshje.
Për momentin, ndoshta shkaktojnë reagime të caktuara, por nëse shihet në përgjithësi, mendoj se nuk mund të pamundësohet rruga e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së”. – tha Nano Ruzhin- profesor universitar.
Ruzhin më tej thotë se edhe nga pala maqedonase edhe nga ajo bullgare ka politikan dhe historian që mbrojnë “oborrin” e vet, por është e nevojshme të vazhdohet korniza e politikës së deritanishme pozitive, në kushte kur tashmë është firmosur Marrëveshje për fqinjësi të mirë. Apelon që historia e cila është lëndë diskutimi në dy komisionet t’u lihet historianëve.
“Është shumë lehtë nga pozita e forcës, një shtet që është anëtar i një organizate ndërkombëtare të kundërshtojë dhe t’u imponojë shantazhe të caktuara, madje kjo nuk është mirë. Dihet se edhe në organizatat e mëdha ndërkombëtare vendosin anëtarët më kryesorë dhe më të vjetër. Ndërsa këta që tani janë anëtarësuar, ndonjëherë për përdorim ditor mund të flasin çdo gjë”. – theksoi Nano Ruzhin- profesor universitar.
Informacionet e fundit që vijnë nga ekipi i Maqedonisë në Komisionin e përzier për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është se do t’u propozojnë të dy qeverive nderim të përbashkët të Kirilit dhe Metodit dhe Grigor Përliçevit ndërsa e hapur ka mbetur çështja e Car Samoilit. Mospajtimi më i madh i qëndrimeve në vijim pritet të jetë për periudhat e shekullit 19-të dhe Luftës së Dytë Botërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale











