Kosova

Kërcënohet komisionari evropian, Johaness Hahn

Komisionari evropian për Zgjerim dhe Politikë e Fqinjësisë Johannes Hahn kërcënohet në Vjenë

Komisionari evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, kishte një përvojë të pakëndshme në Vjenë, kur një çiklist fillimisht shkoi drejt tij dhe më pas e kërcënoi se do ta godasë. Sipas “Kurir” të Vjenës, çiklisti kërcënoi Hahn se do ta godasë shuplakë pas një grindjeje që ndodhi kur komisari evropian me partneren Suzanne Ris Paser po shëtitej në qendrën e qytetit, përcjell albinfo.ch.

Incidenti ndodhi pranë Katedrales së Stephansdom, kur çiklisti hyri me shpejtësi të lartë në një grup këmbësorësh, përfshirë Hahn dhe partneren e tij.

Hahn tha se çiklist po voziste të paktën 50 kilometra në orë dhe, pasi e shtyu atë, komisionari evropian i tha çiklistit se ai nuk mund ta bënte këtë dhe se nuk mund të hipte në biçikletë, transmeton KosovaPress. Situata më pas u përshkallëzua dhe çiklisti e kërcënoi Hahn me fjalët: “Do të marrësh një shuplakë, menjëherë”.